Stresi mohoi ndarjen, reagon Kejsi e prerë

Reperi i njohur Stresi në një intervistë për Bieta Sulon foli për herë të parë për lajmet që qarkullojnë në media për ndarjen e tij nga e fejuara Kejsi.

Lidhur me këtë ai tha se mes tyre ka probleme por nuk bëhet fjalë për një ndarje definitive.

‘Kemi divergjenca, por nuk ka asgjë konkrete. Nuk është e vërtetë ajo çka flitet në media, le të themi që jemi në një menopauzë të vogël’, tha ai.

Ndërkohë, nuk ka vonuar shumë dhe ka reaguar vetë Kejsi për këtë deklaratë të reperit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka shpërdarë një mesazh të koduar, dhe duket mjaft e prerë.

“Kur pusi thahet, i mësojmë vlerën ujit”, shkruan ajo.