Kosova përjashtohet nga ENQA
Agjencia Kosovare e Akreditimit është përjashtuar nga Asociacioni Europian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA). Kjo është bërë e ditur përmes një letre që i është dërguar dje ushtruesit të detyrës së AKA, Avni Gashit.
Sipas një letre që e ka publikuar kallxo.com, ENQA ka konstatuar se Agjencia Kosovare e Akreditimit nuk i përmbush rregullat evropiane për të qenë pjesë e Asociacionit.
Tutje, ata përmendin mungesën e resurseve njerëzore dhe financiare për të realizuar aktivitetet e AKA.
Pas shkarkimit arbitrar të bordit të AKA’së, në vitin 2018, në ENQA iu ndryshua statusi nga anëtare me të drejta të plota në anëtare që do t’i shqyrtohej pjesëmarrja. /Express/