Edona Llalloshi iu ofron përkrahje Policisë së Kosovës për këtë projekt

Zakonisht jemi mësuar ta shohim të angazhuar vetëm në muzikë, dhe të pranojë përkrahje të madhe nga e gjithë publiku.

Por sot, këngëtaren e dashur Edona Llalloshin e shohim më ndryshe, duke iu ofruar Policisë së Kosovës përkrahje të pafund lidhur me një projekt.

Është fjala për projektin e tyre për siguri në trafikun rrugor, ku ndër të tjera kishte shkruar:

“Në përkrahje të Policisë së Kosovës për siguri në trafikun rrugor dhe aktiviteteve në shënimin e DITËS EVROPIANE PA VIKTIMA NË RRUGË”.

Kjo nuk është hera e parë që artisten e shohim duke i përkrahur të tjerët, ashtu siç ndodhi edhe sot me rastin e Policisë.