Veseli: Pagesa e TVSh-s do të bëhet brenda vendit e jo në kufi

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se për herë të parë në rajonin tonë, do të bëhet zhvendosja e pagesës së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar   

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se për herë të parë në rajonin tonë, do të bëhet zhvendosja e pagesës së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar nga kufiri në brendësi të vendit, aty ku ndodh transaksioni mes shitësit dhe blerësit.

Veseli ka shkruar në Facebook se rritja dhe zhvillimi i bizneseve në ekonomitë e tregut nxit rritjen dhe zhvillimin ekonomik në çdo vend, në çdo shoqëri.

Postimi i plotë:

Rritja dhe zhvillimi i bizneseve në ekonomitë e tregut nxit rritjen dhe zhvillimin ekonomik në çdo vend, në çdo shoqëri. Ne, për herë të parë në rajonin tonë, do ta bëjmë zhvendosjen e pagesës së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar nga kufiri në brendësi të vendit, aty ku ndodh transaksioni mes shitësit dhe blerësit. 

Lexo edhe: