Rrëfehet për herë të parë Loredana, flet për problemin me çiftin zviceran

Si rrallëherë, Loredana ka folur për ato që përjetoi gjatë këtij viti.

Loredana Zefi muaj më parë u bë top-temë e medieve rozë, për shkak të akuzave të një çifti zviceran.

Çifti zviceran e akuzuan reperen për mashtrim dhe zhvatje parash, por krahas gjthë këtyre ajo nuk u ndal.

Ajo ka pak ditë që publikoi albumin e ri me titull “King Lori”, i cili po pritet shumë mirë nga publiku.

Loredana i është drejtuar së fundi fansave përmes një statusi të gjatë, ku flet rreth asaj se çfarë kaloi gjatë këtij viti.

“Kaq shumë gjëra kalova gjatë këtij viti. Kam parë shumë të mira dhe shumë të këqija. Kam ndjerë shumë dashuri dhe shumë urrejtje. Kaq shumë zili dhe unë vazhdoj të qëndroj këtu dhe dua t’ju falënderoj ju për këtë. Nuk mund të flas shumë, por ju e shikoni gëzimin në fytyrën time. I urrej shkrimet emocionale, megjithatë ju betohem se ju dua. Faleminderit për çdo gjë”, ka shkruar ajo. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

So viel durchgemacht dieses Jahr.. so viel Gutes und so viel Schlechtes gesehen!!! So viel Liebe und so viel Hass gespürt... so viel gönnen und so viel Neid dabei.. und trotzdem steh ich hier und möchte euch dafür danken, mir dafür danken, meiner Mama dafür danken.. ich kann so viel reden und schleimen jetzt aber ihr seht die Freude in meinem Gesicht selber :) ich hasse dieses emotionale Geschreibe aber ich schwöre ich liebe euch! Danke für alles! ë ALLES ERST DER ANFANG @spotifyde #kingloriexperience

A post shared by Loredana (@loredana) on