Zidane në rrezik, ja trajnerët që mund ta zëvëndësojnë

Pavarësisht merkatos së madhe të bërë nga Real Madridi në verën që kaloi, përsëri rezultatet janë zhgënjyese duke bashkangjitur këtu edhe disfatën e fundit kundër PSG-së në Ligën e Kampionëve, me rezultatin 3:0.
 

Sipas asaj që shkruan “Marca”, Zinedine Zidane tashmë rrezikon shkarkimin nga stoli i spanjollëve. Në listë për të marrë vendin e francezit, në rast largimi është Jose Mourinho, i cili i ka drejtuar madrilenët edhe më parë.

Megjithatë trajneri portugez nuk është kandidati i vetëm për të marrë stolin madrilen, pasi në skenë ka dalë edhe emri i një trajneri tjetër.

Bëhet fjalë për ish-trajnerin e Juventusit, Masimiliano Allegri, i cili ka qenë i lidhur me stolin e Real Madridit edhe në verën e 2018-ës, por asokohe vendosi të qëndrojë te kampionët e Italisë.

Florentino Perez e pëlqen shumë trajnerin italian dhe mund t’ia besojë atij stolin e skuadrës, në rast se vendos të largojë Zidanine.