Tifozët e Gjilanit provokojnë Prishtinën, të dielën luajmë si vendas

Këtë të diel stadiumi "Fadil Vokrri" në Prishtinë pret njëren nga ndeshjet më interesante të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan Zëri.info.

Prishtina e cila po kërkon rikthimin në maje të tabelës e pret liderin e tabelës Gjilanin sfidë kjo që ka ndezur kurreshtjen e shumë tifozëve.

Gjithsesi, kanë qenë "Skifterat" e Gjilanit ata të cilët me komente,në faqën zyrtare të klubit, në një shkrim ku paralajmërohet ndeshja Prishtina - Gjilani, kanë thënë se të dielën Gjilani do të ndihet si vendas, duke shënë sinjale se një numër i madh i tifozëve që do të udhëtojnë drejt Prishtinës.

Të kujtojmë se Gjilani në katër ndeshjet e fundit ka shënuar fitore, derisa Prishtina pas startit të dobët me fitoren e shënuar në fundjavë ndaj Trepçës '89 kanë shtuar entuziazmin dhe nuk duan asgjë tjetër përveç fitores.

Ndeshja Prishtina - Gjilani luhet ditën e diel nga ora 20:00 në Prishtinë./Zëri