Dy skuadrat e Superligës drekojnë së bashku në prag të ndeshjes së sotme

Kanë mbetur edhe pak minuta deri në fillimin e kryendeshjes së javës së pestë në Superligën e Kosovës.

Në Podujevë, në stadiumin “Zahir Pajaziti”, Llapi është nikoqir i Dritës, shkruan Zëri.info.

Para nisjes së ndeshjes, të dyja skuadrat kanë drekuar së bashku duke treguar raportet e mira që kanë mes vete.

Ndryshe, ndeshja e sotme nis nga ora 16:00.

Drita vjen pas fitores 1:0 në derbi ndaj Feronikelit, ndërsa Llapi pas fitores 1:0 ndaj Prishtinës në “Fadil Vokrri”./Zëri.info