Putin i ofron Arabisë Saudite armët ruse

Presidenti rus Valdimir Putin i ka ofruar në Ankara Arabisë Saudite që Rusia t’i shesë armët asaj, pas sulmit në objektet e naftës të këtij vendi.

“Ne jemi të përgatitur të ofrojmë ndihmë të konsiderueshme për Arabinë Saudite dhe ai vend do të merrte një vendim të mençur shtetëror, siç dikur bëri Irani me blerjen e S-300 dhe siç bëri presidenti turk Erdogan kur bleu sistemin e fundit të mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia”, tha Putin, raporton, Reuters, transmeton zeri.info.

Pasi bisedoi me homologët e tij turq dhe iranian, Rexhep Tajip Erdogan dhe Hassan Rouhani, për Sirinë, ai theksoi se këto armë do të mbronin çdo infrastrukturë saudite./Zeri