Cila është arsyeja që kjo bukuroshe ka 22 milionë fansa?

Ajo më së shpejti poston videoxhirime nga palestra, ku shihet duke ushtruar, por edhe jep këshilla se si të vini deri te vijat e përkryera të trupit, siç i ka edhe vetë ajo, përcjell "Zëri.info".

Instruktorja amerikane e fitnesit Sommer Ray sapo ka festuar datëlindjen e saj të 23-të dhe kjo bukuroshe në profilin e saj në rrjetin social “Instagram” ka më shumë se 22 milionë fansa, të cilët rregullisht e ndjekin dhe i komentojnë fotot e saj lakuriqe.

Ajo më së shpejti poston videoxhirime nga palestra, ku shihet duke ushtruar, por edhe jep këshilla se si të vini deri te vijat e përkryera të trupit, siç i ka edhe vetë ajo. Sommer ka edhe kanalin e saj në “YouTube”, në të cilin rregullisht publikon instruksione për ushtrime, ndërsa gjithashtu ka edhe vijën e saj të modës, sidomos të veshjeve sportive, për të cilat shpesh jep zbritje për fansat e saj, siç ishte rasti i festimit të datëlindjes së saj.

Në anën tjetër, Sommer merret edhe me modelim, sidomos me prezantimin e koleksioneve të veshjeve intime, por edhe me pozimin për revista të ndryshme për meshkuj. Format e përkryera dhe seksi të trupit i ka shfaqur edhe në revistën e famshme erotike “Playboy”.

Po ashtu është paraqitur edhe në videoklipe muzikore, ku ka magjepsur me vallëzimin e saj të nxehtë. Ajo momentalisht është duke ndjekur orët e aktrimit, pasi ëndrra e saj është që një ditë të merret edhe me aktrim./ZERI