Sokoli për skuadrën e Superligës: Kanë bërë punë të mirë, duhet përgëzuar

Pas afro dy javësh pushim të ndeshjeve ndërkombëtare, këtë fundjavë është kthyer futbolli i Kosovës.

Në gjashtë ndeshjet e zhvilluara këtë fundjavë, vëmendja ishte në Prishtinë dhe Gjilan, shkruan Zëri.info.

Në kryeqytet, Llapi mposhti 1:0 Prishtinën, derisa Drita arriti ta mposhtë kampionin aktual Feronikelin me të njejtin rezultat.

Derisa fitoi regjistruan edhe Gjilani që mposhti 2:0 Drenicën, derisa Ballkani fitoi 3:2 ndaj Trepçës'89.

Trajneri i Prishtinës Bylbyl Sokoli e ka komentuar ndeshjen Ballkani - Trepça'89, derisa ka lavdëruar dy skuadrat.

"Ballkani është një skuadër e mirë, meritojnë pozitën ku janë tani", tha Sokoli në "Dueli Sportiv", përcjell Zëri.info.

"Trajneri Ismet ka bërë një skuadër të mira dhe duhet përgëzuar", vlerësoi Sokoli.

"Megjithatë, edhe Trepça'89 bëri një ndeshje të mirë. Rezultati ishte real", shtoi ai./Zëri.info