Paraqitje fenomenale e sulmuesit nga Kosova, dhuron dy asistime dhe shënon një gol

Mërgim Berisha ka zhvilluar sot një paraqitje fenomenale për Altach në kuadër të kampionatit elitar në Austri.

Futbollisti nga Kosova ka shkëlqyer në fitoren e thellë 6:0 kundër St Polten, shkruan Zëri.info.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar një gol ka pika e bardhë si dhe ka dhuruar dy asistime për bashkëlojtarët e tij në ndeshjen e sotme.

Fillimisht, Berisha asistoi te goli i Schreiner në minutën e 33-të, ndërsa më pas asistoi te goli i Jamnig në minutën e 61-të.

Dhe në fund, arriti të shënojë golin e merituar nga pika e bardhë në minutën e 76-të ndeshjes.

Ndryshe, 21-vjeçari në këtë edicion ka zhvilluar gjashtë ndeshje në Bundesligën austriake, derisa ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar dy asistime./Zëri.info