Përfshihet nga flakët një objekt 'Te Qafa' në Prishtinë

Një ndërtesë në rrugën “UÇK” në lagjen “Te Qafa” në Prishtinë është përfshirë nga flakët.

“Gazeta Blic” ka siguruar pamje të ndërtesës ku shihen të pranishëm edhe ekipet e zjarrfikësve.

Shkaqet e zjarrit ende nuk janë të njohura.

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë edhe zjarrfikësit dhe Policia e Kosovës.