Pantina: Më parë do të besoja se ka ra borë në gusht sesa që Kadri Veseli e lufton korrupsionin

Shqipe Pantina nga koalicioni AAK-PSD ka thënë se nuk i besojnë kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, për ta nënshkruar paktin e tij kundër korrupsionit.

“Më parë do të besoja se ka ra borë në gusht sesa që Kadri Veseli e lufton korrupsionin sepse deri më tash PDK-ja ka qenë në pushtet bë 10 vitet e fundit. Nëse do ta kishte seriozisht nuk do të përfshiheshin kandidatët

“E fundit ka qenë inicimi për krijimin e një tribunali për dënimin e krimeve që kanë ndodhur në Kosovë dhe që e la në gjysmë. Ne ia dhamë mbështetjen në kërkesën e tij dhe nuk bëri asgjë”.

Ajo në Klan Kosova ka thënë se partia e saj edhe në opozitë kanë qenë zë kritik ndaj korrupsionit duke ofruar ide për zgjidhjen e tij, por se këtë luftë do të vazhdojnë edhe me partnerin e koalicionit AAK në qeverisje.

“Në qeverinë e kaluar ne ishim opozitë dhe kemi dhënë vërejtjet tona, për dallim prej partive të tjera opozitare që e kanë bërë me akuza dhe sharje e fyerje. Ne jemi munduar që ta japim ide se si të bëhet lufta kundër korrupsionit”.

“Dua të cek se përveç rangimit të ulët të që i është bërë Kosovës është edhe një lajm i mirë. Komuna e Prishtinës është shpallë komuna më transparente në Europë”.

“Pra kjo nëkupton se janë dy mënyra se si të luftosh korrupsionin. Parandalimi përmes mekanizmave që krijon shteti dhe prokurimi elektronik. Kjo do të parandalonte një valë aktivitetesh që lidhen me prokurorimin”.

“Po ashtu transparencë e plotë e të gjitha raporteve financiare për shpenzimet që i bëjnë të gjitha institucionet. Nepotizmi apo politizimi i institucioneve të administratës publike. Mënyra e rekrutimit të njerëzve që punojnë në institucioneve dhe gradimi i tyre në bazë të meritës”.

Lexo edhe: