Fifi uron babain për ditëlindje

Këngëtarja e njohur Filloret Raçi e njohur për publikun si Fifi, ka postuar një dedikim me rastin e ditëlindjes së babit të saj.

Ajo ka zgjedhur fjalët më të ëmbla për babain, duke e quajtur atë “Mbreti i Zemrës”, transmeton Zëri

“Babalushi jem. Mbreti i zemrës tem Gëzuar Ditëlindjen, te do e vogla jote deri në pafundësi”,  ka shkruar Fifi.

Së bashku me urimin ajo ka bashkangjitur edhe disa foto të fëmijërisë ku shihet së bashku me familje. / Zëri