Antonio Candreva merr vëmendje maksimale sonte, shijojeni golin spektakolar nga rreth 30 metra kundër Lecces

Mesfushori i Interit Antonio Candreva ka shënuar një gol që mund të jetë pretendent për më të mirin në Serie A kundër Lecces sonte në fitoren 4:0 në ndeshjen hapëse të edicionit të ri.

32-vjeçari shënoi një gol të bukur nga rreth 30 metra me këmbën e djathtë pas një topi të pranuar nga krahu i majtë, shkruan Zëri.info.

Goditja e tij e fuqishme e la të pashpresë portierin e Lecces Gabriel në minutën e 83-të të ndeshjes.

Padyshim, goli i Candrevas mund të konsiderohet si pretendent për më të mirin e edicionit në kampionatin elitar italian.

Ndryshe, Interi regjistroi fitore sonte me rezultat 4:0 derisa objektivat janë të mëdha këtë edicion në krye me Antonio Conten./Zëri.info