Një orë lojë në 'Camp Nou', Griezmann dhuron spektakël dhe shënon dy gola në mungesë të Messit

Kur ka kaluar një orë lojë në "Camp Nou", Barcelona e ka thyer rezultatin ndaj Real Betisit.

Ndeshjen e sontme më mirë e nisën mysafirët të cilët shënuan pas 15 minutash lojë përmes Nabil Fekir, shkruan Zëri.info.

Katër minuta para përfundimit të pjesës së parë, Antoine Griezmann barazoi rezultatin në 1:1 duke shënuar golin e parë në karrierë te katalunasit.

Me të filluar pjesa e dytë, dhjetë minuta më pas, Barcelona kaloi për herë të parë në epërsi sonte.

Ishte sërish Griezmann ai i cili shënoi golin e epërsisë për vendasit.

Në minutën e 56-të, Barcelona shënoi edhe golin e tretë përmes Perez./Zëri.info