Isa Mustafa tregon me cilat parti po bisedon për koalicion

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa në RTV21, ka thënë se mund të bëjë koalicion pas zgjedhjeve me partitë tjera, por jo me PDK-në.

Në lidhje me koalicionet e mundshme që mund të bëjë pas zgjedhjeve, Mustafa ka thënë se deri më tani ka biseduar me Albin Kurtin, Shpend Ahmetin dhe Fatmir Limajn.

“Do të bisedoj me kryeministrin Haradinaj, me Pacollin, të shohim se ku jemi”, ka thënë ai.

“Për biseda nuk e përjashtojmë PDK-në, por sa i përket bashkëpunimit në të ardhmen, në asnjë rast nuk do të bashkëpunojmë”.

Mustafa ka shtuar se me partitë tjera gjithmonë jemi të hapur.