Cuculi flet si futbollist i Dritës, ky është premtimi i tij

Ardian Cuculi është futbollisti më i ri i Dritës. Ai sot është prezantuar te skuadra gjilanase.

E pas prezantimit futbollisti nga Maqedonia Veriore ka reaguar me një postim në rrjetet sociale.

Ai shprehet i lumtur që i është bashkuar skuadrës së Dritës.

“I lumtur qe bëhem pjese e kampionatit te Kosovës gjegjësisht ekipit Drita Gjilan. Me shprese se do te ndihmoj klubin ne arritjet e objektivave! Forca Drita”, ka shkruar futbollisti.