Kreu vjedhje në disa lokacione të Ferizajt, arrestohet

Një person është arrestuar pasi ekziston dyshimi i bazuar se kishte kryer vjedhje në lokacione të ndryshme, në Ferizaj.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, përcjell zeri.info.

LEXO EDHE: Gjilan: I sëmuri mental rrah babanë, arrestohet

Njoftimi i plotë:

Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar nën dyshimin e bazuar se i njëjti kishte kryer disa vjedhje në lokacion të ndryshme. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.