Rusia i 'vjedh' Spanjës, 'luftën' me domate

Rusia tashmë i ka “vjedhur” festën tradicionale Spanjës.

Qindra rusë e kanë kaluar ditën të zhytur në domate, në një imitim të festës spanjolle “La Tomatina”.

20 ton domate i kanë hedhur njëri-tjetrit rusët në festivalin që zhvillohet për herë të parë në Shën Pjetërsburg.

Për të marrë pjesë në event duhej të paguaje 15 euro.