Zyrtare: Skuadra e Superligës aranzhon miqësore në Zvicër me skuadrën FC Schaffhausen
Klubi i Superligës së Kosovës, SG Gjilani, e ka aranzhuar një ndeshje miqësore me skuadrën zvicerane FC Schaffhausen, raporton Zëri.info.
Klubi zviceran e ka konfirmuar lajmin përmes faqeve zyrtare në rrjete sociale.
Takimi në fjalë do të zhvillohet më 9 shtator në stadiumin “Lipo Park” në Schaffhausen.
Ky ekip garon në Ligën e Dytë të Zvicrës.
Kujtojmë se vite më parë, ndeshje miqësore me këtë ekip ka zhvilluar edhe FC Prishtina, ani pse futbolli i Kosovës nuk ishte i pranuar në UEFA dhe FIFA.
Ndryshe, Gjilani është një ndër skuadrat më të përforcuar në afatin kalimtar të verës.
Përkundër këtij fakti, Gjilani humbi në ndeshjen e parë nga Trepça ’89 në udhëtim me shifrat 4:1. /Zëri.info