Kjo është nota e Muriqit pas triumfit me Fenerbahcen
Reprezentuesi kosovar, Vedat Muriqi e ka filluar me gol aventurën e tij të re me Fenerbahcen, shkruan zeri.info
Muriqi shënoi gol në fitoren e thellë 5:0 të Fenerbahces ndaj Gazisehir Gaziantepit në kuadër të xhiros së parë të ligës turke.
Sulmuesi shënoi në minutën e 17-të për shifrat 2:0.
Muriqi është vlerësuar me notën 7.2 pas ndeshjes./Zëri