Ndëron jetë aktori që revolucionarizoi Hollivudin

Ka ndërruar jetë në moshën 79 vjeçari aktori që është nominuar dy herë për çmimin Oscar, interpretuesi legjendar i filmit që theu rekordin në vitet ‘60’ ‘Easy Rider’.

Dhe bëhet fjalë për aktorin Peter Fonda djali i regjisorit të njohur Henry Fonda dhe vëllai i vogël i aktores shumë të dashur dhe për publikun shqiptar Jane Fonde.

Njoftimi për vdekjen e yllit të “Easy Rider” u bë nga familja, e cila tregoi për revistën People:

‘Me hidhërim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të Peterit.Shkaku i vdekjes së tij ishte bllokimi i frymëmarrjes për shkak të kancerit në mushkëri.’

Familja kërkoi respekt për privatësinë në mënyrë që të qajë humbjen e  njeriu të tyre, duke i ftuar të gjithë të kujtojnë shpirtin e tij rebel dhe dashurinë e tij për jetën dhe në nder të tij  të ngrejnë një dolli për lirinë.