‘Kim Kardashiani serb’ në pushime me basketbollistin amerikan, ia mëson këngët e Cecës
Basketbollisti i Los Angeles Clippers dhe superylli i NBA Paul George është duke shijuar pushimet verore në Greqi me partneren e tij Daniela Rajic, e cila është duke ia mësuar këngët e këngëtares së famshme serbe Svetlana Raznatovic e njohur si ‘Ceca’.
Daniela Rajic ka postuar në rrjetin social “Instagram” pamje të shumta të pushimeve me George, ku shihet basketbollisti i Clippers duke ‘mësuar’ muzikën ballkanike, shkruan Zëri.info.
Daniela njihet ndryshe edhe si ‘Kim Kardashiani serb’ për shkak të ngjashmërive fizike me yllin televiziv amerikan, dhe për linjat trupore që i nxjerr shpeshherë në pah.
Për më shumë, shikoni pamjet e publikuara në “Instagram”./Zëri.info