Britania premton ta eliminojë duhanpirjen deri në vitin 2030

Qeveria britanike po premton se do t’i jap fund zakonit të pirjes së duhanit në Angli deri në vitin 2030, si pjesë e një sërë masash për të trajtuar shkaqet sëmundjeve të parandalueshme.

Promovimi i aktivitetit fizik, zhvillimi i udhëzimeve për gjumë dhe trajtimi ndaj atyre që rrezikojnë diabetin janë gjithashtu të përcaktuara si prioritete në dokumentin e gjelbër.

Ky dokument për politika publike synon të zvogëlojë numrin e viteve të kaluara me shëndet të dobët.

Aktualisht burrat dhe gratë shpenzojnë më shumë se një të pestën e jetës së tyre të sëmurë – 19 vjet për gratë dhe 16 për meshkujt.

Ata në zonat e privuara përjetojnë periudhat më të gjata të shëndetit të dobët.

Dokumenti i gjelbër, i cili tani do të vihet në diskutim, propozon një numër mënyrash për trajtimin e kësaj gjendje, duke pë7rfshirë7 edhe ofrimin e ndihmës për lënien e duhanit nga spitalet për duhanpirësit.