Brondby merr vendim të madh për Besar Halimin para ndeshjes së Ligës së Evropës

Brondby ka bërë përgatitjet e fundit për ndeshjen e rrethit eliminator të Ligës së Evropës, ku do të përballet me Lechia Gdansk.

Ndeshja e parë do të zhvillohet të enjten në Gdansk, ndërsa ndeshja e kthimit në Danimarkë më 1 gusht, raporton Zëri.info.

Tashmë skuadra norvegjeze ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për dy ndeshjet e radhës.

Në skuadër shihet se është grumbulluar edhe mesfushori i Kosovës, Besar Halimi.

Halimi së fundmi ka qenë jashtë përgatitjeve, pasi që i është dhënë leja ta gjejë një skuadër të re.

Megjithatë, duket se ish-mesfushori i Mainz do ta vazhdojë karrierën në Danimarkë.

Lista e plotë e futbollistëve të ftuar nga Brondby:

Portierë: 1. Marvin Schwäbe, 16. Michael Tørnes, 30. Mads Hermansen.

Mbrojtësit: 2. Jens Martin Gammelby, 3. Anthony Jung, 6. Hjörtur Hermannsson, 23. Paulus Arajuuri, 24. Joel Kabongo, 25. Luka Singh, 28. Anton Hendriksen, 42. Tobias Børkeeiet.

Mesfushorët: 5. Besar Halimi, 7. Dominik Kaiser, 8. Kasper Fisker, 10. Hany Mukhtar, 12. Simon Tibbling, 14. Kevin Mensah, 18. Jesper Lindstrøm, 19. Morten Frendrup, 21. Lasse Vigen Christensen, 22. Josip Radoševië , 27. Simon Hedlund, 29. Peter Bjur.

Sulmuesit: 11. Mikael Uhre, 17. Andreas Bruus, 20. Kamil Wilczek, 50. Ante Erceg./Zëri.info