Ilir Deda tregon se çfarë e pret qeverinë e ardhshme, që në 100 ditët e para
Deputeti Ilir Deda ka prezantuar disa nga prioritetet që duhet të ketë Qeveria e ardhshme në 100 ditët e para.
Deda, përmes Facebookut ka thënë se Qeveria e ardhshme duhet të ketë maksimumi 15 ministri.
Deda ka thënë se çështjet prioritare duhet të zgjidhen në 100 ditët e para ose ikja e njerëzve do të vazhdon dhe izolimi do të rritet.
Deputeti Ilir Deda ka bërë të ditur disa nga prioritetet në rrafsh të brendshëm dhe të jashtëm.
Në rrafshin e brendshëm, brenda 100 ditëve të para:
1. Duhet të ndërrmiren masa për zhvillim ekonomik dhe punësim, duke i siguruar më së paku € 200 milion për këtë, ose ikja vazhdon. Gjithashtu, duhet rishikim i thellë i buxhetit që të çbllokohen paratë nga asfallti dhe të drejtohen në investim ekonomik.
2. Ngritje thelbësore e besimit dhe mirëkuptimit me bashkësitë minoritare etnike.
3. Duhet të ndërrmiren hapa të shpejtë për çkapje të shtetit, hapat e guximshëm për luftim të korrupsionit dhe krimit të organizuar duke a) bërë kallëzim penal për keqpërdorim të buxhetit publik në të gjitha ministritë ku diçka e tillë ka ndodhë; b) duke goditur rrjetet kriminale në vend; c) departizim të bordeve të agjensioneve publike dhe uljen e numrit të tyre; d) fillimin e hetimit të pasurisë së paligjshme të figurave me profil të lartë. (Po, brenda 100 ditëve të para). Ose ikja vazhdon.
4. Pastrimin e listave të veteranëve të rrejshëm dhe pastrim të listave të përfituesve të rrejshëm të skemave të ndryshme sociale.
5. Ah po, edhe do të fillojë ngritja e aktakuzave ndaj figurave kyqe politike nga Prokuroria Speciale e Gjykatës Speciale. Qëndrimi i Qeverisë së re nuk guxon të jetë folklorik.
Sipas Dedës në 100 ditët e para në rrafshin ndërkombëtar Kosova duhet ta suspendojë taksën ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës
“Në rrafsh ndëkombëtar, Kosovës nuk do t’ja “vesin letrat” dhe brenda 100 ditëshit të parë do të përballet me pritje të përfundimit të dialogut me Serbinë, dhe aty pritet që Kosova: Menjëherë ta suspendojë taksën ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës; Nuk do të ketë shumë kohë për konsolidim. Qeveria e re duhet të ndërtojë platformë në dialog me Serbinë që ta ruaj sovranitetin dhe integritetin territorial dhe duke punuar në gjetjen e një zgjidhjeje optimale për vetëqeverisjen e serbëve në Kosovë”.
Deda ka thënë se këto prioritete duhet të ndodhin ose pason izolimi i thellë, e ikja nga Kosova do të vazhdojë.