Drita, Gjilani apo Ferizaj? Arben Zeqiri mendon se kjo skuadër mund të konkurrojë për titullin kampion

Klubet kosovare kanë filluar me përgatitjet para-sezonale për edicionin 2019/20.

Përveç përgatitjeve, klubet elitare në Kosovë janë përforcuar mjaft shumë në tregun e transferimeve, raporton Zëri.info.

Duke folur për luftën për titull, Arben Zeqiri, ish-futbollist, e sheh Gjilanin më përpara se Dritën dhe Ferizajn në këtë drejtim.

"Më ka pëlqyer loja e Gjilanit në ndeshjen ndaj Llapit", tha Zeqiri në "Sports Show", përcjell Zëri.info.

"Shpresoj që Gjilani të ketë stabilitet financiar si dhe vazhdimësi të rezultateve", u shpreh Zeqiri.

"E shoh Gjilanin këtë edicion para Dritës dhe Ferizajt", shtoi ai./Zëri.info