Momenti kur Cristiano Ronaldo u hutua në bankën rezervë, dikush i afrohet dhe përfundimi është tejet interesant

Në kuadër të "International Champions Cup", Juventusi ka pësuar sot humbje nga Tottenhami me rezultat 2:3.

Njërin prej golave për "Zonjën e Vjetër" e shënoi sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo, raporton Zëri.info.

Ronaldo u zëvendësua nga loja në pjesën e dytë dhe derisa ishte duke qëndruar në bankën rezervë, hutohet për një moment.

Kapiteni i Portugalisë dallon se dikush i afrohet bankës rezervë. 

Nuk ishte trajneri Maurizio Sarri apo ndihmësi i tij, por një tifoz i vogël me fanellën bardhezi.

Djaloshi i ka shpëtuar sigurisë dhe ka arritur që të shkojë në bankën e Juventusit për të takuar idhullin e tij, Cristiano Ronaldo.

Pasi Ronaldo befasohet, i jep dorën dhe më pas djaloshi ulet aty duke ndjekur ndeshjen deri në fund të saj./Zëri.info