Befasia e Lionel Messi, ja si reagojnë fëmijët në plazh kur luajnë me të
Ylli argjentinas i futbollit Lionel Messi pas pjesëmarrjes në Kupën e Amerikës i ka zgjatur paksa pushimet dhe ende nuk u është bashkuar Barcelonën në përgatitjet për edicionin e ri, shkruan Zëri.info.
Legjenda e Barcelonas është me familje duke pushuar në plazhet e Karaibes, teksa së fundmi në një video të postuar është parë në ishullin Antigua & Barbuda duke luajtur futboll në plazh me disa të rinj.
Messi kaloi pak çaste me të disa të rinj dhe me djalin e tij të madh Thiagon.
Videoja e yllit të Barcelonës ka pushtuar gjithandej rrjetet sociale duke u bërë një video virale./Zëri.info
¿Te imaginás estar en la playa, de vacaciones, y que salga un "picadito" con LEO MESSI? ¡Eso mismo le pasó a estos pequeños fanáticos en el Caribe! pic.twitter.com/E8VFOr0RU0
— SportsCenter (@SC_ESPN) July 19, 2019