Mirel Josa reagon më këtë deklaratë pas ndeshjes me Flamurtarin

FC Prishtina sot ka zhvilluar ndeshjen e parë testuese me Flamurtarin (1:1), shkruan Zëri.info.

Për Prishtinën u paraqitën edhe dy futbollistët në prova, braziliani Ferrari për të cilin sot ishte testi i fundit dhe shqiptarin nga Ulqini, Andjelo Rudoviç i cili do të vazhdoj të qëndroj ende në përgatitje.

Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa foli pas ndeshjes për Klan Kosova.

"Ishte ndeshje për t'i parë disa lojtarë që janë në prova. Kishte gjëra që na pëlqyen dhe kishte gjëra që nuk na pëlqyen. Skuadra erdhi në këtë ndeshje nga një fazë 1-javore shumë e vështirë fizike", ka thënë Mirel Josa.

Prishtina deri në nisjes të kampionatit më 17 gusht, i ka aranzhuar edhe pesë ndeshje miqësore. /Zëri.info