Roma arrin marrëveshje për Higuanin?

Roma raportohet se ka arritur marrëveshje me Juventusin për sulmuesin Gonzalo Higuain, por argjentinasi ende nuk ka pranuar, transmeton zeri.info

Dy klubet kanë marrëdhënie të mira, derisa më herët i kishin shkëmbyer Luca Pellegrinin dhe Leonardo Spinazzolan.

Tani, “Corriere dello Sport” shkruan se Roma është pajtuar të paguajë 6 milionë euro për një huazim një-vjeçar, që përfshin edhe një opsion të blerjes për 27 milionë euro.

Sidoqoftë, kjo gazetë shkruan se sulmuesi ende nuk e ka pranuar marrëveshjen.

Së pari, ai pritet që ta rinovojë kontratën e tij deri në vitin 2023, me pagën e tij që do të zbritet në 4.5 milionë euro./Zëri