Klubi anglez pas Cutrones
Wolverhamptoni është në bisedime me Milanin për nënshkrimin e sulmuesit Patrick Cutrone, raporton “Sky Sports”.
21-vjeçari vlerësohet 25 milionë euro nga Milani, që po mundohet të arkëtojë para në mënyrë që të jetë në përputhje me rregullat e “Fair-Play” financiar.
Cutrone ka ardhur nga akademia e klubit italian dhe është paraqitur edhe për përfaqësuesen e Italisë, derisa në edicion e kaluar realizoi vetëm 3 gola në Serie A./Zëri