Niko Kovac e deshi yllin e Interit, bordi i Bayernit e ndaloi marrëveshjen

Trajneri i Bayern Munichut, Niko Kovac ka dashur që të nënshkruajë me Ivan Perisicin nga Interi, transmeton zeri.info

Sidoqoftë, menaxhmenti i klubit vendosi ta bllokojë marrëveshjen, edhe pse asnjëherë nuk u bë oferta.

E përditshmja gjermane “Bild” shkruan se trajneri e kishte kërkuar lojtarin, edhe pse idetë e tij ishin ndalur nga Karl-Heinz Rummenigg dhe Hasan Salihamidzic, të cilët nuk e shohin kroatin si të përshtatshëm për rolin e anësorit./Zëri