Përkundër vështirësive, Arsenali arrin ta mposhtë Bayern Munich në krye me kapiten Grant Xhakën

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka filluar turneu “International Champions Cup” para fillimit të edicionit 2019/20.

Në ndeshjen e parë të këtij turneu, Arsenali ka arritur të fitojë përballë Bayern Munich me rezultat të ngushtë 2:1 për të marrë tre-pikëshin e parë, shkruan Zëri.info.

Në këtë ndeshje, për Arsenalin shiritin e kapitenit e ka mbajtur mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka, i cili njëherit është edhe kandidat potencial për këtë rol pas revoltimit të Laurent Koscielnyt.

Ndërkaq, Xhaka është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij mbrëmë.

“Ndeshje e mirë. Më shumë stërvitje na duhet që të përgatitemi për ndeshjen me Newcastlen”, ka shkruar Xhaka në rrjetin social Instagram.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Good game tonight! More hard work to be ready for Newcastle ë #GX34

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka) on

Me këtë fitore, Arsenali ‘rrëmben’ vendin e parë në këtë turne me tre pikë të grumbulluara./Zëri.info