Reagimi i TNS pas triumfit në Prishtinë kundër Feronikelit, ka disa fjalë të veçanta për këtë futbollist

Feronikeli nuk ka arritur ta vazhdojë aventurën në garën më të madhe për klube në Evropë, Ligën e Kampionëve.

Në ndeshjen e zhvilluar sonte në kuadër të rrethit të parë eliminator, Feronikeli është mposhtur nga The New Saints, raporton Zëri.info.

Feronikeli është mposhtur nga TNS me rezultat minimal 1:0 dhe me rezultat të përgjithshëm 3:2 eliminohet nga Liga e Kampionëve.

Klubi i TNS është shprehur tejet i lumtur me fitoren e sontme, derisa përmes rrjetit social Facebook, kanë lavdëruar golashënuesin e vetëm sonte, Dean Ebbe.

"Ai e bëri në Gjibraltar.. tani e bëri në Kosovë. Dean Ebbe shënoi edhe njëherë golin e fitores. Shkojmë në rrethin e dytë. Shkojmë kundër Copenhagen", shkruan TNS në faqen zyrtare të klubit në Facebook.

Nga ana tjetër, Feronikeli do ta vazhdojë aventurën evropiane në Ligën e Evropës.

Në këtë kompeticion, "Xehtarët" do të përballen me humbësin e ndeshjes Sutjeska - Bratislava./Zëri.info