Pacolli pasi Gjermania mori drejtimin e KE-së: Presim liberalizimin e vizave

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ka mirëpritur emërimin e Ursula von der Leyen në krye të Komisionit Evropian, raporton Gazeta Blic.

Pacolli e ka uruar ministren gjermane për pozitës e saj duke shtuar se ky është lajm i mirë për vendin.“Urime për Presidenten e sapozgjedhur të Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Ky është një lajm i mirë për Kosovën dhe rajonin tonë”, ka shkruar Pacolli.

“Ne presim me padurim të punojmë me të për perspektivën evropiane të Kosovës dhe liberalizimin e vizave për qytetarët tanë si një element i rëndësishëm në perspektivën evropiane të vendit tonë”, ka përfunduar shkrimin e tij ai.