Anita nderohet në Londër, Haradinaj: Nuk ka ndjenjë më të mirë se të kesh pranë një grua të fuqishme
Anita Haradinaj, gruaja e kryeministrit Ramush Haradinaj, po merr pjesë në Samitin e Grave në Londër, ku është përzgjedhur si një nga gratë më të fuqishme në botë.
Përmes një postimi në Facebook, Anita ka shkruar se ndjehet e lumtur që ka mundur të ndajë një histori suksesi të grave nga Kosova mes shumë grave të suksesshme nga bota.
“E shpërblyer si “Phenomenal Global Women” ne Global Women Summit 2019 ne Londër! E nderuar për mundësinë të ndaj histori suksesi të grave nga Kosova në mes shumë grave të suksesshme nga e gjithë bota! Ju Faleminderit për mbështetjen dhe votimin online!”, ka shkruar ajo.
E këtij suksesi të Anites i është gëzuar edhe kryeministri Haradinaj, i cili ka thënë se nuk ka ndjenjë më të mirë se sa të kesh pranë një grua të fuqishme.
Sot, jam tejet i lumtur dhe i nderuar për shpërblimin e “Phenomenal Global Women” në Global Women Summit 2019 në Londër, që fitoi Anita. Nuk ka ndjenjë më të mirë se të kesh pranë një grua të fuqishme, që nuk dorëzohet asnjëherë, e që lufton për të drejtat e grave! RH