The New Saints u stërvit në 'Fadil Vokrri' dhe mbajti konferencë për shtyp, mbeten të mahnitur nga ky fakt
Feronikeli e zhvillon sonte ndeshjen e kthimit ndaj skuadrës The New Saints në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke filluar nga ora 20:45.
Optimizmi i skuadrës nga Drenasi për ta kaluar xhiron e parë në Ligën e Kampionëve është shumë i madh, shkruan Zëri.info.
Ndeshja e parë në Uells u mbyll me rezultat 2:2, rezultat ky që i përshtatet më së miri Feronikelit para ndeshjes së kthimit në Prishtinë.
Megjithatë, skuadra e The New Saints nuk duket të jetë aspak e dorëzuar.
Djelmoshat e Scott Ruscoe kanë zhvilluar dje seancën e fundit stërvitore para ndeshjes në “Fadil Vokrri”, derisa më vonë trajneri Ruscoe ka mbajtur një konferencë për shtyp.
Interesimi i medieve për këtë konferencë nuk ishte në nivelin më të mirë, megjithatë klubi uellsian ka thurrur elozhe si për dhomën e konferencës për shtyp, ashtu edhe për stadiumin “Fadil Vokrri”.
“Dhoma mahnitëse e konferencës për shtyp në stadiumin kombëtar, ku ne intervistuam Scott Ruscoe”, shkruan TNS në faqen e klubit në Facebook./Zëri.info