Alma Juniku, mundësja shqiptare që po zhvillon karrierë në Australi pas largimit nga Kosova në kohën e luftës
'One Championship' është federata më e madhe e arteve marciale pas UFC-s me bazë në Azinë juglindore, Singapor.
Në këtë federatë është e përfshirë edhe mundësja e vetme shqiptare Alma Juniku, shkruan Zëri.info.
Alma njihet me nofken ‘Luftëtarja moderne’.
Qysh nga fëmijëria, ajo merret me sportin luftarak 'Muay Thai'.
Ajo tani është 18-vjeçare dhe ka një të ardhme të ndritur para saj.
Familja e saj emigroi në Australi gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999.
Si të gjithë emigrantët shqiptarë, me shumë sfida e mund, ajo gjeti strehë dhe përkrahje për sportin e saj të dashur në Australi./Zëri.info