Zyrtare: Ballkani transferon portierin e Kosovës U-21
Ballkani ka zyrtarizuar transferimin e ri pas ndeshjes miqësore ndaj Llapit.
Klubi nga Suhareka ka nënshkruar me portierin Flamur Gashi, përcjellë Gazeta Olle.
Ai në edicionin e kaluar ishte pjesë e Lirisë, derisa është i grumbulluar edhe në Përfaqësuesen e Kosovës U-21.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Ballkanit.
“Nga sot skuadrës sonë iu bashkua edhe portieri Flamur Gashi.
Flamuri sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së Lirisë, e gjithashtu edhe gardian i Përfaqësueses U21 të Kosovës.
Na priftë e mbara”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.