Nga Evropa, në Amerikë e deri në Arabi, kështu e pasqyrojnë mediat botërore vendimin e CAS-it për Skënderbeun

Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) ditën e sotme për të lënë në fuqi dënimin prej 10 vitesh dhe 1 milionë euro gjobë ndaj Skënderbeut, të dhënë më herët nga UEFA, përveçse në Shqipëri, ka bërë bujë edhe në mediat europiane dhe ato botërore, transmeton "Panorama Sport". 

Kështu, “Arab News” në një shkrim të gjatë ku tregon të gjithë procesin e korçarëve, shkruan në titullin e artikullit: “Gjykata mbështet përjashtimin 10-vjeçar të UEFA për klubin shqiptar, për fiksim rezultatesh”.

Me të njëjtin titull, e hapin lajmin e tyre edhe prestigjiozet amerikane “Fox Sports” si dhe “Washington Post”.

Më tej, është sajti i mirënjohur turk “TRT Sport”, i cili lajmin për Skënderbeun e titullon: “Mbetet në fuqi dënimi 10-vjeçar për Skënderbeun”.

Gjermania “sport1”, shkruan: “CAS konfirmon dënimin për Skënderbeun” . Edhe mediat e tjera gjermane “Deutschlandfund.de”, apo “transfermarkt.de”, pasqyrojnë të njëjtën gjë.

Lajmi pasqyrohet edhe në Holandë, ku “sportnieuws.nl” shkruan: “Skënderbeu nuk falet, 10 vite dhe një gjobë 1 milionëshe”.