Korab Sejdiu fjalë dashurie për gruan në përvjetorin e martesës!
Deputeti i Pavarur i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu ndryshe nga zakonisht, sot ka ndarë me shoqërinë në "Facebook" një postim më ndryshe.
Ai në përvjetorin e 10-të, të martesës së tij me bashkëshorten Emën, ka zgjedhur fjalët më të bukura për t'ja dedikuar dashurisë së tij Emës, shkruan "zëri.info".
Ashtu siç shkruan Korabi të vetmin zhgënjim që ka në jetë, është pse nuk e ka njohur bashkëshorten e tij më herët.
"Një dekadë bashkë me ë time Emma! I vetmi zhgënjim që nuk të njoha edhe më herët! Të paqa gjithmonë Emma, sepse ti m’i jep kuptim jetës!", ka shkruar kështu Korab Sejdiu në postimin ku i ka bashkangjitur edhe disa fotografi nga momentet më të lumtura me Emën./ZËRI