Farat e kungullit bëjnë mrekulli për shëndetin tonë

Një mrekulli e vogël e natyrës, që nuk jemi aq të vetëdijshëm për vlerën e tyre ushqyese, janë farat e kungullit. Ato ndihmojnë në luftën kundër qelizave kancerogjene, por edhe kundër një humori të keq, shkruan "Zëri.info". 

Farat e kungullit janë të pasura me proteina, magnez, fibra, mangan dhe fosfor. Në mënyrë që të forcojmë sistemin imunitar dhe të ndihmojmë trupin për të zhvilluar qelizat, të përmirësojmë gjumin, shikimin dhe lëkurën, kemi nevojë për zink.

Pikërisht farat e kungullit përmbajnë një përqindje të lartë të zinkut. Këto fara të mahnitshme përmbajnë kompozime që ndihmojnë trupin të luftojë kundër qelizave kanceroze.

Studimet gjermane tregojnë se femrat që kalojnë nëpër menopauzë dhe që konsumojnë dozën e rekomanduar ditore të këtyre farave e reduktojnë rrezikun e kancerit të gjirit në më shumë se 23 për qind. /ZERI