U gjet pa shenja jete, i shpëtohet jeta një 13-vjeçari në pishinën e Gërmisë

Një fëmijë rreth 13 vjeçar është gjetur pa shenja jete në pishinën e Gërmisë.

Adoleshenti është reanimuar dhe i është kthyer pulsi nga mjekët në pishinë, ka thënë për KTV-në drejtoresha e ndërmarrjes “Sport Marketing” në Prishtinë, Mirlinda Sopi Kransiqi.

Sopi Kransiqi ka thënë se fëmija është alivanosur në platonë e pishinës dhe jo në ujë.

Ai është marrë më pas nga ekipe të mjekësisë urgjente dhe është dërguar për tretman në QKUK.