Kosovare Hasi me veshje kombëtare ja thotë këngës në përvjetorin e 92-të të Shotë Galicës
Këngëtarja e njohur Kosovare Hasi, ka qenë pjesëmarrëse e grave të cilat udhëtuan drejt Shqipërisë në nderim të Shotë Galicës në përvjetorin e 92-të të rënies së saj.
Kosovarja me këtë rast edhe ka kënduar një këngë para të pranishmeve që ishin aty.
Me veshje kombëtare bukuroshja drenicase ka shkëlqyer në këtë organizim të vajzave dhe grave nga Drenica./ZËRI