Adelina përkrahë Anton Qunin me foto si dy ‘gangster’ me armë në dorë!

Anton Quni është zgjedhur sot kryetar i degës së LDK’së në Prizren, ndërsa këngëtarja Adelina Ismaili e ka uruar menjëherë.

Adelina postimin e urimit për Qunin pak minuta pas Kuvendit Zgjedhor e ka shoqëruar me një fotografi të vjetër.

Në fotografi shihet Anton Quni bashkë me këngëtaren, ndërsa në duar kanë revole

“Urime Komandant! Të uroj shumë suksese në përgjegjësinë e re si Kryetar i Degës në Prizren. Proud!”, ka shkruar Adelina.

Ndryshe, Quni, i cili është deputet në Kuvendin e Kosovës, e mposhti kolegun e tij, Driton Selmanajn në garën për të parin në degën e LDK’së në Prizren.