Si t’i pastroni arteriet nga yndyra

As ilaçet nuk japin efekt kaq shpejt.

Studiuesit (ku tjetër përveçse në Brazil?) u dhanë dhjetë burrave dhe grave një vakt të vetëm që përmbante nga një deri në tetë kokrra arra Brazili, raporton “Living.al”.

Çuditërisht, krahasuar me grupin që nuk kishin ngrënë fare arra, vetëm një vakt me arra Brazili përmirësoi pothuajse menjëherë nivelet e kolesterolit. Niveli i kolesterolit të keq LDL ishte ulur me njëzet pikë vetëm nëntë orë pas ngrënies së arrave të Brazilit. Edhe ilaçet nuk japin efekt kaq shpejt.

Studiuesit u kthyen pas tridhjetë ditësh dhe matën kolesterolin e pjesëmarrësve në studim. Edhe një muaj pas ngrënies së një vakti të vetëm me arra Brazili, niveli i kolesterolit të tyre vazhdonte të ishte i ulët.

Edhe pse ngrënia e tyre në sasi të mëdha nuk është e këshillueshme. Arrat e Brazilit janë shumë të pasura me mineralin selenium dhe ngrënia e tyre çdo ditë mund të rrisë sasinë e tolerueshme të seleniumit në trupin tuaj. Megjithatë, nuk keni pse të shqetësoheni për këtë nëse hani vetëm katër kokrra arra Brazili në muaj.