'Shtylla' e mbrojtjes e quajtur Amir Rrahmani, përmbledhje e paraqitjeve të mbrojtësit prishtinas që bindën Hellas Veronën

Amir Rrahmani është shumë pranë finalizimit të transferimit te klubi elitar italian, Hellas Verona.

Futbollisti prishtinas tashmë ka filluar t’i kryejë testet mjekësore me klubin e Serie A, derisa gjatë ditës së sotme pritet të bëhet prezantimi i tij me fanellën e skuadrës së re, raporton Zëri.info.

Në Hellas Verona, Rrahmani do të transferohet nga klubi i madh kroat, Dinamo Zagreb.

Raportohet se kalimi i Rrahmanit në Itali ka kaluar shifrën e 2 milionë eurosh.

Si te Përfaqësuesja e Kosovës, ashtu edhe te Dinamo Zagrebi, Rrahmani është treguar gjithnjë ‘shtyllë e mbrojtjes’.

Vetëm në edicionin e kaluar, Rrahmani është paraqitur në 26 ndeshje në të gjitha garat, derisa ka kontribouar me tre gola dhe një asistim.

Sa herë që prishtinasi ishte në fushën e lojës, siguria në mbrojtjen kroate ishte e garantuar.

Në videon e mëposhtme, mund të shihni disa nga paraqitjet më të mira të 25-vjeçarit në fanellën e Dinamo Zagrebit dhe Kosovës./Zëri.info